Vizita e Blinken/ Tarifa: Vlerësim për Shqipërinë. Milo: Pas deklaratave në Tiranë dhe jehonave kundraverse, Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme

Më të fundit


Ish ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fatos Tarifa e konsideron si një vlerësim vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Tarifa u shpreh se fjalët e thëna të Blinken për kryeministrin Edi Rama, bëjnë kontrast edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Fatos Tarifa: Ku tjetër mund të shkonte Blinken në Ballkanin Perëndimor, nëse jo në Shqipëri. Në Bosnje s’mund të shkonte. Në Serbi? Zemra metafizike e të gjithë Ballkanit. Në Prishtinë? Prishtina ka probleme të pazgjidhura dhe Prishtina po sillet jo mirë, jo si partner luajal me SHBA. Në Maqedoni ka qenë vjet. Ndaj Shqipëria ishte dhe natyrisht është një vlerësim. Ato fjalë të thëna për kryeministrin Rama bëjnë kontrast të thellë me qëndrimin që ai ka patur me një kryeministër tjetër shqiptar, e quan të padëshiruar në Amerikë, dhe e sheh ngjarjen nga ballkoni. Sikurse bën kontrast edhe me kryeministrin shqiptar të Kosovës, pra ky është një kryeministër që po sillet mirë politikisht, dhe ne e përkrahim në këtë mënyrë, një e kemi dënuar me tjetrin s’po merremi vesh.


Ndërsa ish ministri i Punëve të Jashtme, Paskal Milo deklaroi se pas deklaratave të Tiranës dhe jehonave kundraverse që po shfaqen në Kosovë, në këtë shtet mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Sipas Milos, Kurti, me deklaratat në Tiranë, do të shkojë drejt idesë për të rikonfirmuar ose jo pushtetin e vet.

Paskal Milo: Nuk është rastësi, sepse në diplomaci ka dhe lëvizje taktike dhe ndarje punësh. Edhe mes Ramës dhe Blinken në bisedimet e tyre, kam intuitën se ka patur një ndarje pune për Kosovën në deklaratat që dhanë. E vutë re që Blinken, nuk foli, kapërceu dhe foli shumë për Ramën, shumë më tepër sec ka folur gjithë herët e tjera. E vutë re që Rama këmbënguli fort në mesazhet që dha, që përsa e njoh politikën qeveritare të Kosovës, nga deklaratat që bëhen, ato sigurisht nuk u pritën mirë, menjëherë nga reagimet që ka patur dhe do ketë një ftohje të mëtejshme, të marrëdhënieve mes Tiranës zyrtare dhe Prishtinës zyrtare. Do duhet të presim ditët në vijim. Mendoj se ka patur një ndarje pune mes Blinken dhe Ramës, për mënyrën se si do ta administronin publikisht cështjen e Kosovës.

Ata brenda mund të kenë folur me terma shumë më të hapura dhe të drejtpërdrejta, sic flitet mes partnerëve në këto raste, por për konsum publik, ata kanë përzgjedhur rolet që do mbante njëri dhe tjetri dhe Rama ka zgjedhur atë që dëgjuam. Blinken atë që dëgjuam, por problemi tani nuk është se kush është fajtori, problemi më i madh është çfarë do të bëhet si do të zgjidhet dhe kam parasysh që Kosova pas këtyre deklaratave të Tiranës dhe pas jehonave kundraverse që po shfaqen në Kosovë, mund të shkohet në një akt politik përsëri, në zgjedhje të parakohshme. Sepse Kurti me deklaratat në Tiranë dhe reagimin në Kosovë do të shkojë drejt idesë për të rikonfirmuar ose jo pushtetin e vet. Edhe për të shpëtuar nga presioni por edhe për të fituar kohë.




Skip to toolbar