Von der Leyen shuan shpresat: Më vjen keq për Tiranën e Shkupin

POLITIKË


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka humbur shpresat se për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut se mund të merret një vendim pozitiv, pasi Franca nuk po arrin të ndryshojë mendim në lidhje me çështjen e zgjerimit të BE duke e bllokuar këtë proces. Von der Leyen shprehu keqardhjen që nuk ka sinjale pozitive për dy vendet, pasi ata kanë bërë një punë të madhe dhe vlerësuese për BE dhe se e meritonin të merrni një sinjal pozitiv.

“Fatkeqësisht, nuk ka shenja pozitive për një vendim për fillimin e negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Më vjen shumë keq sepse besoj me vendosmëri se të dy vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për të ecur më afër standardeve evropiane dhe meritojnë një sinjal pozitiv.” tha Von der Leyen.


Qëndrimin e presidentit Macron, se nuk mund të ketë një proces zgjerimi pa pasur një reformim të brendshëm të BE, duket se nuk arriti ta ndryshojë dot as kancelarja Merkel, e cila pavarësisht punës së madhe për ta bindur se këto dy procese mund të ecin paralelisht, në fund u detyrua të pranojë se “shanset për Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk janë të mira.” Ndërsa vetë Macron në konferencë për shtyp që pati me Merkel tha se “vlerëson punën e dy vendeve, por BE ka nevojë për më shumë kohë”.




Skip to toolbar