Vrau 10 persona/ Detaje të reja mbi masakrën e Malit të Zi, Prokuroria: Autori u eliminua nga një qytetar, jo nga policia 

AKTUALITET


Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Cetinjë të Malit të Zi ku pas një konflikti në familje një i ri ka qëlluar duke lënë të vdekur 10 persona.

Raportimet e para tregonin se autori më pas është vrarë nga policia, por se kjo është hedhur poshtë nga prokurorja kompetente e Prokurorisë së Lartë të Shtetit nga Podgorica. Ajo bëri me dije se autori është eliminuar nga një bashkëqytetar por se nuk mund të bëhet i ditur emri i tij.


Vuk Boriloviç 34- vjeç nga Cetinja, i cili sot vrau dhjetë persona dhe plagosi një tjetër, është vrarë nga bashkëqytetari i tij”, tha Andrijana Nastiç.

Paraprakisht mediat kishin bërë të ditur se Boriloviç ishte vrarë nga policia.




Skip to toolbar