Vuçiç: Më 15 dhjetor, kërkesë KFOR-it për dërgimin e 1 mijë trupave serbe në Kosovë

KOSOVA


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë me dije se më 15 dhjetor Qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar deri në 1.000 forca të sigurisë në Kosovë.

Pak ditë në parë Beogradi paralajmëroi shqyrtimin e vendosjes së forcave të veta në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara.

Me këtë paralajmërim, ai iu përgjigj pranisë së shtuar të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, e cila është e banuar me shumicë serbe.



Skip to toolbar