Yjet e Shqipërisë luajnë në Serie A, mediat italiane analizojnë kombëtaren kuqezi

KOMBËTARE


Itali-Shqipëri do të jetë ndeshja e parë e kombëtares kuqezi në fazën finale të Kampionatit Evropian. Në 15 qershor Shqipëria do të masë forcat me fqinjët në ndeshjen e parë të grupit B.

Mediat italiane kanë analizuar në një artikull skuadrën e Silvinjos, duke theksuar se shumë nga yjet e Shqipërisë luajnë në kampionatin italian.


“Silvinjo ka grumbulluar 27 lojtarë në listën provizore. Ata që luajë në kampionatin italian janë 10: Etrit Berisha dhe Ismajli te Empoli, Kastrati te Çitadela, Gjimshiti tek Atalantës, Hysaj te Lacio, Asllani tek Interit, Kumbulla dhe Bajrami tek Sasuolo, Berisha dhe Ramadani tek Leçe.

Asllani është shpallur kampion me Interin, por ka qëndruar në stol më shumë. Ylli, është Gjimshiti, duke gjykuar nga eksperienca është edhe kapiteni i Kombëtares dhe vjen nga një triumf në Ligën e Europës me Atalantën”, shkruan mes të tjerash Gazetta Dello Sport.




Skip to toolbar