Analisti Fitim Zekthi thotë se një politikan nuk duhet ta përdorë integrimin për fushatë elektorale.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Zelthi u shpreh se qeveria duhet të tregojë bilancin e saj.
“Një politikan duhet të matet me atë që ka bërë. Duhet parë integrimi, si një sfidë. Asnjë vend i Ballkanit nuk i ka plotësuar kriteret. Ka dy arsye se pse nuk duhet një politikan ta përdorë integrimin në fushatë. Qeveritë shkojnë në zgjedhje për të dhënë llogari. Ai duhet të flasë për çmimet, shëndetësinë, për gjithë ato gjëra, një bilanc. Por nuk e bën këtë. Nga pikëpamja e gjetjes elektorale, është një gjetje shumë e mirë, aq më tepër ka edhe kontrast me Berishën. Politika ka nevojë për kontrast. Do kesh një kontrast me kundërshtarin. Ti do shkosh të përgjigjesh për atë se si jetojnë njerëzit.”, theksoi ia./abcnews.al