Zgjedhjet në Danimarkë, një leksion demokracie. Kryeministri uron rivalen fituese

AKTUALITET


Kryeministri liberal i Danimarkës, Lars Lokke Rasmusen, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e përgjithshme të vendit, duke i hapur rrugën  kryetares së socialdemokratëve Mette Frederiksen për të marrë pushtetin.

“Ne patëm zgjedhje vërtetë të mira, por do të ketë një ndryshim të qeverisë”, i tha kryeministri mbështetësve.


Blloku i udhëhequr nga Social-Demokratët e qendrës së majtë fituan 91 nga 179 vende në parlament.

Mette Frederiksen, 41 vjeç do të jetë kryeministrja më e ri e vendit.

Zgjedhjet e përgjithshme u dominuan nga debatet mbi ndryshimet klimatike, ulja e mirëqenies dhe imigracioni.

Partia Liberale e Z. Rasmussen ka qenë në pushtet për 14 vjet gjatë 18 viteve të fundit.

Danimarka bëhet vendi i tretë nordik që brenda një viti zgjedh një qeveri majtiste, pas Suedisë dhe Finlandës.




Skip to toolbar