Analisti Ergys Mërtiri komentoi për ‘Real Story’ situatën prezgjedhore në kryeqytet, pas shkarkimit të kryebashkiakut Veliaj i cili ndodhet në paraburgim që prej shkurtit.
Mërtiri tha se Berisha duhet të ‘lirojë’ vendin dhe të mbështes një kandidaturë të re në këto zgjedhje. Në analizën e tij, Mërtiri tha se PD është në hall dhe nuk po del me një emër pasi e ka të sigurt që në këto zgjedhje do të humbasi.
“Do të doja që opozita të ishte e gjitha bashkë. Të rinjtë nuk kanë dalë të bëhen patericë e dy dinosaurëve të tranzicionit. Këta nëse kanë luftë reale mes njeri tjetrit duhet t’i mbështesin forcat e reja. Berisha duhet të tërhiqet t’i lërë vendin dikujt tjetër, i cili ka mundësinë të maksimalizojë vota. Berisha ka mundësinë të sabotoj secilin prej kandidatëve, por ata nuk fitojnë dot pa votat që mbështesin Berishën.Alimehmeti do penalizohet sepse është kandidat i Berishës, do marrë shumë vota po jo aq sa të konkurojë bindshëm. Kryetari i partisë më të madhe nxjerr kandidatin por nuk ka fuqinë të rrëzojë Ramën. Sot opozita është në hall dhe nuk ka një emër, nuk duan të bëjnë zgjedhje sepse do dalin dramë. Duhet ta provojë dikush që ka një frymë të re. Duhet të bashkohen të rinjtë, të nxjerrin një emër dhe t’i thonë Berishës ta mbështesi.”
