“Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian vetëm me Edi dhe PS”, është ky slogani që do të shoqërojë socialistët, në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Nën simboliken e 12 yjeve në flamurin e Bashkimit Europian dhe pasapotës Europiane, Edi Rama do ta paraprijë celjes e fushatës zyrtare me një takim me gratë socialiste pasditen e kësaj të premteje në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Edhe më heret, shefi i selizë rozë i ka cilësuar këta të fundit edhe si mbështetëset më të mëdha të kësaj force politike.
Aktiviteti I cili do të nisë me disa fjalime nga gratë socialiste, jo vetëm në Tiranë por edhe në lidhje të drejtëpërdrejta nga 11 qarqet e tjera do të përmbyllet me fjalën e kryesocialistit Edi Rama.
Ky i fundit pritet të shpalosë objektivat e socialistëve për secilin qark.
Megjithatë, mesazhet kulmore kryesocialisti pritet I kete mesditën e së shtunës, kur në datën 12, në orën 12, dhe nën simbolikën e 12 yjeve të Bashkimit Europian, Edi Rama do të mbajë mitingun hapës të fushatës për Shqipërinë 2030 drejt Bashkimit Europian.
Jo vetëm të shtunën por edhe në takimet që do të pasojnë si brenda ashtu edhe jashtë vendit, kryefjalë e socialistëve pritet të jetë mbyllja e grupkapitujve të integrimit deri në 2027 në mënyrë që brenda 2030 vendi të bëhet anëtar me të drejta të plota I Bashkimit Europian./ abcnews.al