“Zgjedhorja”, Rama: Në asnjë vend të botës s’bëhet me konsensus, ai që ka votat bën ndryshimin

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama deklaron se për reformën zgjedhore, mazhoranca është angazhuar publikisht qysh pas zgjedhjeve të vitit 2017, për çështjen e futjes së sistemit elektronik në zgjedhje.

Ai tha sot nga foltorja e Kuvendit se i është kujtuar opozitës se nëse duan elektronikën në procesin zgjedhor, kolegët duhet të angazhoheshin menjëherë sepse procesi nuk është i lehtë dhe sistemi i ri kërkon kohën e vetë.


“Në asnjë rast ODHIR nuk ka qenë optimist për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje. Porositë janë dhënë në mënyrë të prerë që teknologjia në zgjedhje, nëse futet futet, duhet futur me faza dhe jo e gjitha menjëherë. Penetrime dhe hakerime që mund të dëmtojnë procesin zgjedhor, janë të mundura”, u shpreh Rama.

Sipas tij, axhenda e opozitës ishte dhe mbetet krejt tjetër.

Kreu i qeverisë deklaroi se ndërsa ndodhemi në metrat e fundit para marrjes së një vendimi nga Brukseli, ka ende një të mirë të madhe.

Pavarësisht se i kishim votat, ne nuk e bëmë këtë dhe më shumë se një herë i shtymë afatet në funksion të të bërit gjësë së duhur, me synim për të arritur një marrëveshje mbi rregullat e lojës.

Më shumë se njëherë i bëmë thirrje opozitës, por kemi humbur shumë kohë. Sepse kur përcaktohen rregullat e lojës, është e drejtë që të gjitha palët e përfshira të kenë zërin dhe të drejtën që të kërkojnë korrektimin për rregullat e lojës. Shqipëria, dhe Kosova për arsye tjetër janë raste unikale, pasi askund tjetër nuk bëhen me konsesus Reformat. Nuk bëhen. Kush ka votat në parlament, bën reformat“, tha Rama.




Skip to toolbar