Zhdukja e Ervis Martinaj, Rama: Policia e ka që sot një përgjigje, por shumë shpejt do e kemi me prova

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka folur dhe për zhdukjen e Ervis Martinaj gjatë bashkëbisedimit të sotëm me gazetarët dhe qytetarët.

Rama tha se përgjigjja pak a shumë dihet, por se policia duhet ta mbështesë në prova dhe shprehu besimin se do ta kemi zyrtarisht shumë shpejt.


“Nëse përgjigjja do të ishte aty dhe do të ishte mbajtur e fshehur do të dilte për 9 ditë, por besoj se duhet të keni pak më shumë durim për të marrë një përgjigje përfundimtare dhe unë jam besimplotë që do ta kemi shumë shpejt.

Sepse përgjigjja e Policisë së Shtetit duhet të jetë një përgjigje që duhet të mbështetet dhe në prova, nuk është thjesht një përgjigje të cilën pak a shumë e kemi që sot, por s’mund të thuhet zyrtarisht sepse kërkon të jetë e provuar”, deklaroi Rama.




Skip to toolbar