Zjarr në një garazh në Paskuqan, përfshihen nga flakët dy mjete të parkuara

AKTUALITET


Dy makina janë djegur mëngjesin e sotëm teksa ndodheshin të parkuara. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 02:50, në rrugën “Azem Galica”, në Paskuqan.

Sipas policisë ka rënë zjarr në garazhin në pronësi të shetasit​ E. H., ku për pasojë janë përfshirë nga flakët dhe 2 mjete të cilat ishin të parkuara aty.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku aktualisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.





Skip to toolbar