Zjarr në Dropull, flakët prekin Parkun Natyror të Goranxisë

AKTUALITET


Zjarri i rënë ditën e hënë në pyjet e Dropullit nuk është shuar ende duke shtuar sipërfaqen e shkrumbuar të pyjeve. Përgjatë 24 orëve zjarri ka djegur mbi 15 hektarë kullota si dhe rreth 150 pisha që janë pjesë e Parkut Natyror të Goranxisë.


Zjarri i rënë mes fshatrave Dervician dhe Goranxi në Bashkinë e Dropullit favorizohet nga era e fortë dhe terreni i vështirë duke vështirësuar punën e forcave zjarrfikësve.


Në lidhej me zjarrin ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes, e cila ka sqaruar se në aksion janë përfshirë forcat e Armatosura dhe zjarrfikëset për të bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në vendin e ngjarjes kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse të bashkisë së Gjirokastrës , 1 mjet zjarrfikës nga Bashkia e Libohovës si dhe 1 mjet zjarrfikës të Detashmentit të Mbrojtjes Rajonale (FA) Gjirokastër.




Skip to toolbar