Zjarri përfshin fabrikën e prodhimit të sfungjerëve në Kombinat/ Tymi mbulon zonën

AKTUALITET


Një fabrikë e prodhimit të sfungjerëve në zonën e kombinatit në Tiranë është përfshirë nga flakët këtë të martë.

Siç shihet nga pamjet, tymi ka mbuluar të gjithë zonën. Forcat zjarrëfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të vendosur në kontroll flakët.


Policia njofton se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Deri më tani nuk dihet se çfarë ka shkaktuar zjarrin, teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.08.2022, në “Misto Mame”, ka rënë zjarr në një magazinë me materiale sfungjeri dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar