20 kg kokainë në Itali/ Do të verifikohet çdo lëvizje e Agim Kajmakut. Pasuria e ish-kryebashkiakut ‘në sitë’

AKTUALITET


Policia italiane e shqiptare, kanë nisur verifikimet ndaj Agim Kajmakut, i cili u kap në vendin fqinj me 20 kg kokainë. Autoritetet do të hetojnë çdo lëvizje te tij drejt Italisë dhe transportet e kryera. Nga informacionet e antidrogës italiane dyshimet se kryente këtë trafik ishin prej 6 muaj dhe e kanë pasur në hetim. Kamioni ka kaluar nga Porti i Durrësit dhe aty rezulton se gjate kontrollit ai mund të jetë favorizuara.

Hetime janë shtrire tek dogana e policisë kufitare për të parë në qoftë se janë kryer procedurat standarde kontrolli me qen antidroge dhe skaner. Ndërkohe në sitë sipas policisë së shtetit pritet të kalojnë edhe pasuritë e Agim Kajmakut dhe origjina e tyre. Pak dite më parë janë sjellë në Shqipëri edhe aktet e procedimit penal te cilat i janë vënë në dispozicion INTERPOL Tirana. Gjykata italiane ka caktuar ndaj Kajmakut masën e sigurisë arrest në qeli.


Kajmaku dyshohet se përmes biznesit të tij të transportit të luleve bënte transport droge nga Italia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Itali. 20 kg e kapur së fundmi dyshohet se është sjellë nga Shqipëria. Hetimet janë të shtrira nqs e transport i ndërsjellët kokainë e pastër që përpunohet këtu e shkon serish jashtë apo ka një bazë droge në Shqipëri për ta shpërndarë në Itali e tregun e Bashkimit Evropian.

Agim Kajmaku kur u arrestua nga policia italiane për trafik droge me 20 kg kokainë në zonën e San Benedetto del Tronto. Bashkë me të ka qenë edhe nipi i tij. Agim Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por u denoncua nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash dhe se kjo nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Fillimisht kjo u mohua prej tij, por më pas u vërtetua nga prokuroria e Tiranës përmes një letërporosie dërguar autoriteteve greke se ai ishte në kërkim në 2003 për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëri.




Skip to toolbar