“21 janari krim shtetëror”, Manja: Koha është tani! Sprova më e madhe për drejtësinë e re

AKTUALITET


12 vjet nga 4 vrasjet  në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nxit drejtësinë për hetime në mënyrë që sic u shpreh të vendosë në vend drejtësinë e munguar.

“Ngrihet pyetja ku është drejtësia. Cfarë bëhet me këtë krim? Po Rama, PS, ku janë? Ka plot njerëz që thonë se pushteti i PS nuk e do dënimin. Por PS e Rama iu ka dhënë përgjigje me kohë këtyre pytjeve. Jemi në anën e drejtësisë” u shpreh Manja.


“12 vjet përshpirtje dhe përkujtim të dëshmorëve të Demokracisë, janë një kambanë ulëritëse për drejtësinë e re. 21 janari është krim shtetëror, akt terrorist I shtetit mbi qytetarët e tij. Kushdo që përpiqet ta justifikojë si lojë pusheteti kryen krim mbi drejtësinë.

Si ministër i Drejtësisë në emër të qytetarëve dhe interesit më të lartë public e kam për detyrë të ngre zërin.

Dosja e vrasjes së Aleks Nikës, Dedës, Ziver Veizit e Myrtajt, nuk është nuk mund të konsiderohet e hetuar. Kjo dosje s’mund të mbetet peng në Prokurorinë e Tiranës, kjo dosje nuk duhet të vijojë të bëjë pink pongun e radhës, sa te një prokuror te tjetri. Nën dritën e kësaj prove të re dhe të tjera që priten duhet të ishte transferuar në SPAK, që në ditën një të krijimit të SPAK si sprovë themeli për integritetin e kësaj structure për tu hetuar si krim shtetëror. Dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Nuk bëj prokurorin dhe nuk ndërhyj te drejtësia, por e kam për detyrë të kërkoj hetimin e të drejtës dhe hetimin në emër të rivendosjes së drejtësisë së shkelur. Koha është tani, për drejtësisë e re kjo është sprova më e madhe. Drejtësia për 21 janarin është mesazhi më I mirë që mund të vijë për brezat e rinj 21 janari kërkon që drejtësia e re të bëjë detyrën, të përmbushë misionin e vet të bëjë drejtësinë e munguar për 21 janarin.’ u shpreh Manja. /abcnews.al




Skip to toolbar