Valdrin Pjetri: E vërteta del nga organet ligjore, jo foltorja e PD

POLITIKË


Pas akuzave të PD për dënimin me 18 muaj burg për drogë në Itali ka reaguar Vladrin Pjetri, duke pretenduar se e vërteta nuk del nga foltorja e PD, por po pret organet ligjzbatuese.

“E vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjencive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD. Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteve zyrtare shqiptare dhe italiane”, ka deklaruar Pjetri pas denoncimit të PD, por nuk ka thënë nëse dokumentet ishin të vërteta apo jo, vetëm se ka shtuar se të vërtetën e ka deklaruar para kandidimit me dokumente zyrtare.


Partia Demokratike publikoi dokumentin që sipas saj vërtetonte dënimin në Itali të Pjetrit në vitin 2003, ndërsa ai ishte dëbuar disa muaj para marrjes së vendimit në formë të prerë. Pas akuzave të PD reagoi edhe Paria Socialiste, kur Taulant Balla tha se askush nuk është mbi ligjin dhe se mazhoranca ishte në pritje të hetimeve të prokurorisë.




Skip to toolbar