Mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Turan të Tepelenës ka ndodhur një atentat me armë zjarri, ku si pasojë mësohet të jetë plagosur shtetasi S.Gj., 30 vjeç.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa ende nuk dihet autori/autorët e kësaj ngjarje si dhe motivet e saj. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Informacion paraprak
Tepelenë, rreth orëve të para të mengjesit në hyrje të fshatit Turan, shtetasi S.Gj., 30 vjeç, është qelluar me armë zjarri. Për pasojë është plagosur lehtë në krah. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.