Le Monde, jehonë alpeve të Shqipërisë

AKTUALITET


Janë të shumta gjigandët mediatikë botërorë që shkruajnë për Shqipërinë dhe bukuritë e vendit tonë. Së fundmi ka shkruar edhe media e njohur franceze “Le Monde”.

Është kryeministri Edi Rama, i cili ka shpërndarë në rrjetet sociale artikullin e publikuar nga “Le Monde”. Gjigandi mediatik francez i është dedikuar kësaj radhe alpeve të Shqipërisë.


Rama thotë se “Le Monde” i përshkruan malet e Thethit dhe Valbonës si “një parajsë të vogël e të gjelbër për alpinistët që kërkojnë shtigje që nuk janë as shumë të rrahura”.

Edhe shërbimi ndërkombëtar i BBC ka realizuar një program me seri për turizmin kulturor dhe historik të vendit tonë.

Nën titullin “Mrekullitë e Shqipërisë”, gazetarja Bettany Hughes udhëton në Shqipërinë malore, për të zbuluar, siç përshkruhet në faqen e BBC-së, një vend me qytete epike e kala, vende arkeologjike dhe një histori e kulturë të larmishme.




Skip to toolbar