E stërviti se si të qëllojë, arrestohet babai i djalit që kreu masakrën në shkollën në Beograd

BOTA


Një masakër ka ndodhur ditën e sotme në Beograd, ku 8 nxënës dhe një roje kanë mbetur  të vrarë në një shkollë fillore, si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga një 14-vjeçar.

Mes të vdekurve janë 7 vajza dhe një djalë, të cilët ndodheshin në ambiente të ndryshme të shkollës në momentin që i mituri ka qëlluar drejt tyre duke i lënë të vrarë.

Policia serbe ka arrestuar babanë e djalit, i cili kishte në zotërim armën me të cilën u krye masakra. Ai pretendon se ka pasur leje ligjore për armën.

“Ai pretendon se ishin mbyllur në kasafortë me një kod, por padyshim që fëmija kishte kodin e asaj kasaforte, përveç dy pistoletave, iu gjetën edhe tre karikatorë plot me plumba. Jozyrtarisht, mësohet se së bashku me të atin ai ka shkuar në poligone për ushtrimin e qitjes”, ka thënë zëdhënësi i policisë.

Nga të shtënat që ndodhën mëngjesin e sotëm, mbetën të vrarë nëntë persona, mes tyre tetë studentë dhe një roje sigurie.

Shefi i Departamentit të Policisë në Policinë e Beogradit, Veselin Miliç ka thënë se policia është thirrur në orën 8:42 të mëngjesit të sotëm nga një person i panjohur i cili është prezantuar si K.K dhe ka thënë se ka qëlluar disa persona.

“U konstatua se djali që thirri shërbimin tonë përdori armë zjarri”, tha Miliç, duke shtuar se shtatë vajza dhe një djalë u vranë.

Ai shtoi se studenti e kishte planifikuar këtë krim për një muaj dhe se kishte një listë të fëmijëve që planifikonte t’i likuidonte. Ai tha gjithashtu se arma e përdorur në krim është marrë nga banesa nga babai i studentit të dyshuar.



Skip to toolbar