Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe ditën e diel fushatën elektorale nga Maliqi, duke thënë se 30 qershori nuk janë më zgjedhje vendore, por fal kundërshtarëve tanë ato janë kthyer në politike dhe atdhetare që do të vendosin njëherë e mirë fatin e Shqipërisë.
“Në këto zgjedhje punët u ngatërruan pak por për shkak të kundërshtarëve tanë janë kthyer nga zgjedhje vendore në zgjedhje politike, qytetare dhe atdhetare. Nuk do vendoset se kush do drejtojë bashkitë por si do jetë fati i Shqipërisë në 30 vitet e ardhshme. Sot ata kanë ikur nga parlamenti për të penguar Shqipërisë sepse vettingun nuk e bllokuan dot. Vettingu do shkojë para dhe ne do arrijmë që reforma në drejtësi të jetë e paprekshme. Duan të krijojnë idenë se Shqipëria është një vend ku nuk bëhen dot as zgjedhje jo më të hapen negociatat me BE. Kjo është baza, shtysa, motivi. Që ku kanë ikur nga parlamenti kërkojnë me çdo kusht të djegin zgjedhjet.” – tha Rama