Deputetët e PD përplasen me Gardën te hyrja e Kryesisë

AKTUALITET


Teksa pritej të niste mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, ka pasur përplasje te hyrja e Kuvendit. Garda nuk lejoi deputetët e përjashtuar të PD-së të futen brenda.

Bëhet fjalë për deputetët Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, Saimir Korreshi dhe Lefter Gështenja të cilët janë përjashtuar nga seanca parlamentare pas incidenteve të së Enjtes së shkuar.

Bledion Nallbati: Ç’është kjo mor, keni turp a s’keni turp?!

Gazment Bardhi: Më sillni vendimin e shkruar pse jemi përjashtuar.

Ervin Salianji: Ore po në Shqipëri lejohet të rrimë? Na bëni një listë, po kafe na lejohet të pimë ne?! Të vimë rrotull nëpër qytet?

Gazment Bardhi: Byroja nuk është mbledhur, ja ku janë anëtarët…

Ervin Salianji: Po a na lejohet të pimë kafe, të dalim naj xhiro, të marrim ajër?!

Gazment Bardhi-punonjësve të Gardës: Kush ta ka dhënë urdhrin zotëri?

Ervin Salianji: Ore pasi vodhët gjithë Shqipërinë, po vidhni dhe godinat. Bëni ndonjë pallat këtu te Kryesia e Kuvendit.

Flamur Noka: Nxirrni vendimin! Nxirrni vendimin!

Albana Vokshi: Një shkresë po kërkojmë, ça po bëni?!

Ndërkohë që deputetët kërkonin shkresën zyrtare të përjashtimit të tyre, Sali Berisha iu jepte zemër brenda rrethimit të Kuvendit. Ai e quan këtë skenë një akt të turpshëm të regjimit të Edi Ramës.

“Ky është një akt i shëmtuar, i pashembullt, tregon tmerrin e Edi Ramës dhe organizatës kriminale. Deputetët nuk mund të ndalohen në zyrat e tyre, nuk mund të ndalohen të mblidhen me grupin e tyre. Ju bëj thirrje shqiptarëve që ndjekin këtë skenë, të kuptojnë se cili është regjimi i Ramës sot”, u shpreh Berisha.

Ervin SalianjiEdhe kjo s’kishte ndodh!! Ore janë idiotë…

Gazment Bardhi: Do hyjnë deputetët që lejohen.

Ervin Salianji: Kanë vënë rregull që hyn ai që ka vjedh.



Skip to toolbar