Spal shtyn festën e Juves (video)

Më të fundit


Spal i ka prishur festën Juventusit, duke e mundur në shtëpi me rezultatin 2-1. Në këtë mënyrë skuadra nga Torino nuk mund të festojë sot fitoren e titullit të tetë radhazi në Serinë A.

Skuadra e Allegri-t është mundur edhe për shkak të lojtarëve, të cilëve u besoi sfidën e sotme kundër Spal. Titullarët e takimit të sotëm nuk ishin futbollistët e zakonshëm, të cilët janë lënë pushim edhe për shkak të lodhjes nga sfida e mesit të javës me  Ajax në Champions.

Allegi hodhi në fushë futbollistë të rinj, me moshë mestare 25 vjeç e 114 ditë, më e ulëta për skuadrën bardhezi që prej vitit 1998. Megjithatë, kjo nuk e pengoi Juven të kalonte e para në avantazh me Moise Kean, që realizoi pas 30 minutash lojë.

Mirëpo vendasit reagojnë, duke barazuar me Bonifazin në minutën  e 49`, ndërsa  Floçari shënon golin e fitores për Spal në minutën e 74`.

Kështu skuadra bardhezi pëson humbjen e dytë në kampionat për këtë sezon, teksa pret një dhuratë nga Chievo ditën e nesërme, e cila do të përballet me Napolin.

Në rast të një barazimi mes këtyre ekipeve, Juve do të festonte titullin, në të kundërt do të duhet të presë përballjen me Fiorentinën javën e ardhshme, për të festuara para tifozëve të saj.



Skip to toolbar