Sali Berisha i ka bërë një sulm frontal Ervin Salianjit pas nisjes së aksionit të tij një ditë më parë në Durrës. Kreu i PD i ka quajtur pjesëmarresit e takimit, të shitur të PS, tradhtarë dhe njerëz që shkuan me pushime kur kishte zgjedhje.
Berisha tha se PD në Kavajë kishte marrë 3 mije vota më shumë kur Salianji ishte në burg, ndërsa përgëzoi demokratët që sipas tij braktisën takimin.
“Po, është një anëtar kryesie, i cili ka një axhendë personale, i uroj ta vazhdojë sa të ketë qejf.Është një anëtar kryesie, i cili është i kooptuar në kryesi, i cili në asnjë mbledhje kryesie nuk ka shtruar asnjë nga këto probleme, i cili ka një zonë në Kombinat i ngarkuar për analizën dhe të gjitha. Do të ketë axhendë personale, ta vazhdojë gjer në fund.Se çfarë ishte salla, atë e di unë. I përgëzoj strukturat e Durrësit që nuk u mashtruan nga një takim me axhendë strikt private.” -tha Berisha.
