Kuvendi ka nisur procedurat parlamentare për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta. Në seancën e së hënës pasdite deputetët do të votojnë pro ngritjes së një komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e tij.
Ju si mendoni, a është i drejtë apo i gabuar shkarkimi i presidentit Meta? Ju ftojmë të shprehni mendimin tuaj në sondazhin e hapur nga Realstory.al. Mund të votoni njëkohësisht edhe në faqen e webit: www.realstory.al, si edhe në faqen e Realstory në Facebook.
Sondazhi është hapur vetëm dy orë më parë dhe do të qëndrojë i hapur për disa ditë që ju të keni mundësi të jepni mendimin tuaj.
Vetëm në dy orët e para siç e shikoni dhe vetë 83% e votuesve mendojnë se shkarkimi i Metës nga posti i Presidentit është i drejtë dhe 17% prej tyre mendojnë se është i gabuar.
Maxhoranca e akuzon Presidentin se përmes dekretit të tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ka shkelur kompetencat që i njeh Kushtetuta ndaj dhe ka ndërmarrë nismën për shkarkimin e tij. Kërkesa e 55 deputetëve është diskutuar në Komisionin e Ligjeve. Komisioni i Ligjeve ka hartuar një raport përmes të cilit kërkon shkarkimin e Metës duke e akuzuar atë për 9 shkelje ligjore. Raporti pritet të miratohet në seancën e pasdites së të hënës. Po kështu do të miratohet edhe ngritja e Komisionit Hetimor në përmbushje te procedurave parlamentare. Në përfundim parlamenti do të miratojë edhe raportin e Komisionit Hetimor. Vendimi i fundit i parlamentit do të marrë vulën e Gjykatës Kushtetuese e cila do të vendosë me vendim të formës së prerë shkarkimin e Presidentit.