Fyerjet dhe përplasjet fizike në Kuvend, përjashtohen me 10 ditë Gazment Bardhi e Klevis Balliu

AKTUALITET


Sekretariati i Etikës, i mbledhur këtë të hënë vendosi përjashtimin me 10 ditë të kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi si edhe deputetit tjetër demokrat, Klevis Balliu.

PS iu drejtua me një kërkesë Sekretariatit të Etikës, ku kërkoi përjashtimin e Bardhit me 10 ditë nga punimet e Kuvendit për “për pengim të zhvillimit të seancës dhe përdorim të gjuhës fyese”.

Ndërsa për Klevis Balliun PS kërkoi 30 ditë përjashtim për “sjellje agresive dhe ka dëmtuar pajisjet e sallës së Kuvendit”. Balliu shkuli mikrofonin dhe tentoi të godiste Ballën.



Skip to toolbar