Rrëzimi i kërkesës së SPAK/ Rama: Vendimi dje i Parlamentit tërësisht i deformuar

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama doli këtë të premte në një konferencë për mediat ku sqaroi edhe një herë qëndrimin e shumicës qeverisëse e cila një ditë më parë rrëzoi me votë në parlament kërkesën e SPAK për deputeten Belinda Balluku. Rama tha se vendimi dje i parlamentit është të deformuar dhe se ai vendim nuk prek rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

“E pash të udhës të bënim këtë konferencë janë disa cështje që meritojnë të adresohen dhe që janë të lidhura me interesin e publikut duke nisur nga projekti strategjik i Portit të ri tregtar dhe ushtarak të Shqipërisë dhe duke vijuar me impaktin e luftës kundër regjimit kriminal të Teheranit në cmimin e naftës por gjëja që vjen menjëherë si rrjedhojë është edhe cmimi i ushqimeve. Ndërkohë do ta nis nga vendimi dje i parlamentit për jehonën tërësisht të deformuar që iu dha atij vendimi.

Qëndrimi im lidhet me të vërtetën e madhe që kërkesa e SPAK nuk përmbushte as kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë, përpjekja për ta lidhur refuzimin me arsye tjetër apo për ti dhënë përmasën e një fakti që do bllokojë rrugën e Shqipërisë në BE apo do pengoj zbatimin e reformës në drejtësi është një përpjekje e shëmtuar madje në dëshpërimin e vet ka gjithë ingredientët që ka në të përditshmen tonë përpjekja për të bërë cmos që Shqipëria të pengohet dhe që hapat e shpejtë te frenohen Nuk ka asgjë të re në këtë, por materiali në këtë rast është I favorshëm për të torolisur njerëzit dhe për të fryrë daullen e luftës kundër qeverisë dhe shumicës qeverisëse” u shpreh Rama.



Skip to toolbar