Dita e nesërme është shpallur nga Kosova, ditë zie kombëtare në nder të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja.
“Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Kujtojmë se lajmi për vdekjen e akademikut të shquar ka mbërritur ditën e sotme, pasi ai mbylli sytë përgjithmonë në moshën 89-vjeçare.
Lajmi i trishtë është konfirmuar nga nipi i akademikut, Valjet Rexhepi, i cili bën me dije se ditën e sotme është kryer dhe ceremonia mortore e Rexhep Qosjas.
Ndërkohë kanë qenë të shumtë miqtë, politikanët e njerëz të njohur të artit e letërsisë të cilët kanë kujtuar në këtë të enjte kontributin e pashlyeshëm të Akademikut të nderuar Rexheo Qosja, teksa kanë shprehur edhe ngushellimet për familjarët e tij.
