Tre italianët akte dhune në protestën e PD/ Eksperti i sigurisë: E rrezikshme! Policia të gjejë kush i ka rekrutuar

Më të fundit


Policia ka ndaluar tre shtetas të huaj gjatë protestës së Partisë Demokratike të mbajtur këtë të premte, 8 maj, nën akuzën për përdorimin e bombave molotov dhe shkaktim tensioni. Eksperti i sigurisë, Faik Basha, e cilësoi përfshirjen e të huajve në akte dhune si një zhvillim të rrezikshëm dhe të paprecedentë për rendin publik.

Ai ngriti dyshime mbi rekrutimin e mundshëm të këtyre personave me pagesë, duke kërkuar nga policia zbardhjen e menjëhershme të organizatorëve.

Basha theksoi se asnjë forcë politike nuk duhet të përdorë elementë kriminalë të huaj për të irrituar situatën brenda vendit. Tashmë pritet që institucionet ligjzbatuese të konfirmojnë informacionet mbi prejardhjen dhe qëllimin e vërtetë të këtyre individëve.“Është befasi dhe shumë e rrezikshme. Unë mbështes çdo qytetar të çdo qeverie, por asnjë lloj partie politike nuk mund të përdorë dhunë në protesta. Sjellja në protestë, maskimi dhe përdorimi i dhunës. Unë nuk di që ne kemi hyrën në BE dhe qeverisja jonë ka irrituar Rumaninë, apo Italinë. 

Atëherë kush është arsyeja që merr dhe paguan shtetas të huaj në protestë? Është e rrezikshme. Ne e dimë se sa të rrezikshme janë bandat italianë, rumunë etj. Policia duhet të jetë më shumë e kujdesshme dhe duhet të gjejë me patjetër se kush i ka rekrutuar. Kam përshtypjen që ka edhe informacioneve, këtë do ua lëmë më vonë edhe institucioneve për ta konfirmuar këtë”, tha eksperti i sigurisë.



Skip to toolbar