Habit Zidane: Sezonin tjetër objektiv kampionati, jo Championsi!

Më të fundit


Real Madrid nuk ka bërë një sezon pozitiv, jo vetëm se u eleminua nga Champions League, por njëkohësisht s’mundi të rivalizonte kurrë në luftën për titull në La Liga.

Rikthimi i Zidane në stolin madrilen, ka ngjallur shpresën e tifozëve, të cilët presin të përsëritet suksesi i viteve të fundit në Spanjë.


Në prag të transfertës ndaj Getafes, që Real do e luajë nesër, Zinedin Zidane, ka folur në konferencë për shtyp, duke treguar ndër të tjera se sezonin e ardhshëm, “Los Blancos”, do ta përqëndrojnë luftën e tyre në kampionat dhe jo Champions.

“Vitin tjetër ne do të përpiqemi ta nisim kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme. La Liga është javë pas jave dhe e rëndësishme duke filluar që nga faza përgatitore, do përpiqemi ta nisim mirë”

“Vitin tjetër La Liga do të jetë objektivi kryesor. Ne kemi 33 kampionate, Barcelona sa ka? Së fundi, ata janë duke bërë mirë dhe ne i përgëzojmë ata, por historia thotë se në Madrid ka shumë më shumë tituj”

“Dominimin e tyre në La Liga duhet ta ndryshojmë ne. Në Champions ke 12-13 ndeshje nëse fiton, ndërsa kampionati është pum pum pum çdo ditë.”




Skip to toolbar