Franca gafë me himnin tonë, lojtarët refuzojnë të luajnë

AKTUALITET


Ka nisur me një skandal ndeshja Francë-Shqipëri. Ashtu siç e do tradita, pas daljes në fushën e lojës, këndohet himni i vendit mik. Por organizatorët e ndeshjes kanë gabuar rëndë, pasi në momentin që u dëgjua muzika, ajo nuk kishte asnjë lidhje me himnin tonë kombëtar.

Menjëherë në shkallët e stadiumit ka pasur fishkëllima nga tifozët shqiptarë, por dhe nga ata francez. Megjithatë, edhe pse pati një reagim të menjëhershëm, askush nuk e ndaloi muzikën e himnit.

Ndërkohë, pas përfundimit të himnit të panjohur, ka nisur himni i Francës. Pas përfundimit të himnit të vendasve, skuadra jonë nuk ka lëvizur nga pozicioni duke pritur këndimin e himnit. Futbollistët tanë kanë protestuar te arbitri i ndeshjes dhe te delegati, se pa u dëgjuar himni nuk do të nisnin loja.

Ndeshja ka nisur vetëm pasi regjia e stadiumit ka gjetur himnin dhe është kënduar nga lojtarët e kombëtares tonë.



Skip to toolbar