Një radhë e gjatë makinash është krijuar në pikën doganore të Muriqanit, duke krijuar një vijë të gjatë automjetesh rreth 1 kilometër. Nuk dihen shkaqet e kësaj radhe të madhe në dogana, ndërsa burimet thonë se makinat thuajse nuk po lëvizin nga vendi, ecin me një metër për 1 minutë.
E njëjta situatë paraqitet në të dyja anët hyrëse të doganës si nga Mali i zi drejt Shqipërisë, edhe në drejtimin e kundërt nga Shqipëria drejt Malit të Zi.
Nuk ka ende një informacion zyrtar nga policia se pse ka një radhë kaq të madhe makinash pranë doganës së Muriqanit.