Atentati i dytë vrau Hidën

AKTUALITET


Besnik Hidia 35 vjeç u vra mëngjesin e së martës në Lushnje nga një breshëri automatiku. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur rreth orës 08:15, ndërsa i riu 35 vjeç ishte duke pirë kafen e mëngjesit në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” në Lushnjë.

Dy persona të maskuar, ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit Besnik Hidi, 35 vjeç, konfirmon policia. 35 vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa atorët e vrasjes janë larguar nga vendngjarja me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Lushnjë.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit, në aksin rrugor Lushnjë Tiranë, Lushnjë Fier dhe Lushnjë Berat.

Për zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë.

Një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është nisur për t’i ardhur në ndihmë grupit hetimor me qëllim zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes

Besnik Hidi kishte në pronësi një pikë të tregtimit të pjesëve të përdorura të makinave në Lushnjë.

Më herët ai i ka shpëtuar një atentati me eksploziv.

Hida e kishte parkuar makinën para banesës, por nga shpërthimi i tritolit asokohe nuk pati dëme në njërëz, por vetëm materiale.



Skip to toolbar