Emigroi për të punuar në fushën e ndërtimit, por përfundon duke mbjell kanabis në fabrikë dhe banesë. Ngjarja ndodhi në Londër, ku policia gjatë një kontrolli zbuloi rrënjët e mbjella të kanabisit në banesën ku jetonte shqiptari Ibrahim Berdellima.
Policia britanike sekuestroi 382 rrënjë kanabis të ndara në 5 dhoma të ndryshme. Shqiptari ishte emigrant i paligjshëm në vend dhe kishte nisur punë në ndërtim kur mbërri para 4 vitesh në vend. Nevoja për para bëri që ai të pranonte punën në një fabrikë kanabis ku iu premtua një rrogë 1000 paund në muaj, por nuk mori kurrë më shumë se 200 paund sa për të ngrënë bukë.
Punën ia siguruan disa persona që, Berdellima nuk i njihte me emër dhe shfaqeshin një herën muaj në fabrikën e kanabisit. Gjykata dënoi shqiptarin me 22 muaj burg, ndërsa gjatë seancës ai nuk foli po pranoi fajin e tij.
Sipas avokates mbrojtëse, Berdellima pranoi këtë punë pasi i nevojiteshin për familjen që duhet të mbante në Shqipëri.