Një ambulancë ka përplasur një këmbësore të moshuar duke i shkaktuar plagë të rënda. E moshuara 77 vjeçe me iniciale K.P., ishte duke ecur në këmbë në momentin që është përplasur nga ambulanca në zonën e njohur si ish-banka në Pogradec.
Si pasojë e përplasjes e moshuara ka marrë plagë të rënda dhe u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia arrestoi drejtuesin e ambulancës, 62-vjeçarin me iniciale Ll.P., i cili dyshohet se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke shkaktuar dhe aksidentin.