Kryeministri Edi Rama vizitoi mbrëmjen e së shtunës dy fëmijë që kanë mbetur të plagosur nga tërmeti shkatërrimtar. Ata po marrin mjekim tek Spitali i Traumës dhe gjendja paraqitet e mirë.
Kryeministri Edi Rama vizitoi mbrëmjen e së shtunës dy fëmijë që kanë mbetur të plagosur nga tërmeti shkatërrimtar. Ata po marrin mjekim tek Spitali i Traumës dhe gjendja paraqitet e mirë. Njëri prej tyre është Alesio Cakoni, 10 vjeç nga Thumana dhe tjetri Aurel Lala, 7 vjeç. Dy fëmijët sipas Ministres së Shëndetësisë kishin kërkuar që t’i vizitonte kryeministri dhe Rama nuk nguroi që të shkonte për t’u lehtësuar dhimbjen nga trauma që përjetuan edhe pse ende nuk e dinë se kanë humbur njerëzit e tyre të afërt. Alesio Cakoni, 10 vjeç, ka humbur babanë dhe motrën. 10-vjeçari sipas dajës së tij, u hodh nga kati i pestë i pallatit për të shpëtuar në momentin që ra tërmeti dhe sot fatmirësisht është mirë. Ndërsa Aurel Lala ka humbur motrën nga tërmeti, nëna është lënduar lehtë, ndërsa babai ishte emigrant në Greqi dhe u kthye sapo mori vesh lajmin. Historitë kanë tronditur kryeministrin që u përlot në momentin që doli nga spitali.
Biseda e kryeministri Edi Rama me Alesio Cakonin

Edi Rama: Çfarë ke?
Alesio Cakoni: Shpinën dhe shpatullën, 10 vjeç jam.
Ogerta Manastirliu: Alesio kishte shumë dëshira. E para ishte se ka lënë librat në shtëpi.
Edi Rama: Ti do të vish te shtëpia ime, do të prezantoj me Zahon dhe do të shohësh libra sa të duash. Librat i ke nga unë gjithë jetën. Kur të mos jem unë ke teta Ogertën. Unë do të jem për ty.
Ogerta Manastirliu: Donte edhe një ipad ia plotësuam dëshirën?
Daja: Po i shkarkojmë ca lojëra.
Ogerta Manastirliu: Librin e ka te koka.
Edi Rama: Facebook, lojëra në ipad po, libra, libra, sportin. Ai do të bëhet kolos. Sa i gjatë je ti? 145 kaq i vogël, sa Erjon Braçe. Kur të rritesh do të bëhesh sa unë. E njeh Braçen? Është njëri që bërtet, një shoku im që më mbyt, shyqyr që nuk e kam me vete. Me kë je tifoz?
Alesio Cakoni: Me Milanin.
Edi Rama: Obobo më shkatërroi. Më thuaj bluzën e kujt lojtari të Milanit do? Do të sjell bluzën e Donarumës, për t’u Alesion. Ndërsa ty Aurelin do të sjell bluzën e Ronaldos. Por Facebook dhe ipad jo edhe Tv
Daja: Alesio është hero është hedhur nga kati i pestë dhe sot është me këmbë e duar, është hero i vërtetë.
Edi Rama: Tjetër çfarë kërkese ke?
Daja: Kur të dalë nga spitali nuk ka ku të shkojë?
Edi Rama: Alesio kur të dalë nga spitali nëse nuk ka ku të shkojë do të vijë në shtëpinë time. Brenda mesit të dhjetorit do të kenë shtëpinë. Të hidhesh nga kati i pesë mos të kem unë shok të ngushtë ty. Zaho është më i vogël se ju por ka nevojë të marrë shembull nga ju.
Biseda e kryeministrit Edi Rama me Aurel Lalën
Edi Rama: Ti më kërkoje mua, po përse me doje?
Aurel Lala: Doja të shikoja nga afër.
Edi Rama: Si të dukem nga afër? Si gogol?
Aurel Lala: Jo!
Edi Rama: Ku ka tërmet që të mposht ty, ti je si pallat. Loz basketboll ti?
Aurel Lala: Po! Basketbolli dhe futbolli, por për futbollin e kam topin.
Edi Rama: Më thanë se është një çun që të kërkon, nuk del nga spitali po nuk erdhi Edi Rama, do të rrish edhe nesër në spital.
Babai: Ky është tifoz i Juventusit.
Aurel Lala i bën dhuratë kryeministrit një çokollatë.
Edi Rama: Rrofsh, do ta takohemi sërish bashkë. Por Facebook-un do ta mbyll. Ti nuk duhet të merresh me Facebook se e bën njeriun budalla, ishalla shpëtoj unë. Ti duhet libra dhe sport. Këtë (çokollatën) do ta mbaj kujtim në kryeministri prej teje, kur të vish do ta shikosh.
Në momentet e daljes nga spitali, Rama është përlotur dhe ka vendosur duart në fytyrë.
Njëri prej tyre është Alesio Cakoni nga Thumana i cili është hedhur nga kati i pestë natën e 26 nëntorit.
Ndërsa Rama bisedonte me të miturin, ndërhyn daja, i cili thotë se Alesio u hodh nga kati i pestë për t’i shpëtuar vdekjes. “Pallati ku ai banonte është shembur. Alesio është pa shtëpi, z. Kryeministër… kur të dalë nga spitali nuk ka ku të shkojë”, tha daja i 10-vjeçarit.
Rama u përgjigj, “Alesio mund të vijë te shtëpia ime”. Sakaq premton se të gjithë të mbijetuarit do të strehohen deri në mes të dhjetorit.
Alesio është djali i familjes Cakoni dhe në këtë tragjedi ka humbur babanë dhe motrën, ndërsa nëna është në spital. Kastriot Cakoni, 50 vjeç dhe vajza Drita 15 vjeçe janë përcjellë në banesën e fundit, por të mbijetuarit, nëna me djalin ende nuk e dinë për humbjen e madhe…
Rama ka takuar në spital edhe të mbijetuarin tjetër, Aurel Cara, nga familja e të cilit humbën jetën tre anëtarë.



