Mbrëmjen e të mërkurës një person mbeti i vdekur në Tepelenë, pasi iu bë atentat me armë zjarri. Mësohet se viktima është shtetasi Artur Bresha. Praprakisht raportohet se viktima ishte punonjës roje i një kompanie intertesh në Tepelenë. Ndërkohë, pas atentatit ndaj Breshës, mbeti i plagosur dhe vëllai i tij.
Vëllai i viktimës ishte duke qëndruar në një dyqan, në çastin që është plagosur. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij atentati. Ndërkohë, ende nuk ka të dhëna rreth autorëve dhe shkaqeve të këtij atentati.
“Në dalje të qytetit të Tepelenës, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.B., rreth 47 vjeç, si dhe është plagosur në këmbë vëllai i tij, shtetasi A.B., rreth 43 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga DVP Gjirokastër dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen ne autorëve”.
“Në ndihmë të Grupit të posaçëm hetimor janë nisur menjëherë edhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. Në akset rrugore nacionale dhe ato rurale që lidhen ne qytetin e Tepelenës Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli. Forca të shumta të Policisë Tepelenë dhe të D.V.P. Gjirokastër po bëjnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve”, thuhet ndërkohë në komunikatën e policisë.