12 deputetë të rinj që janë betuar në seancën e sotme parlamentare. Katër prej tyre i përkasin Partisë Socialiste dhe zëvendësojnë deputetët që lanë postet dhe vendosën të kandidojnë për kryetarë bashkish në zgjedhjet e 30 qershorit.
Ndërsa nga listat e PD-së dhe LSI-së janë 8 deputetë që kanë pranuar të marrin mandatin, pavarësisht vendimit të opozitës për të bojkotuar kuvendin.
Deri tani numri i deputetëve në Kuvend shkon 121, teksa mbeten edhe 19 karrige pa plotësuar nga opozita e re.
Deputetët që u betuan sot:
Socialistët
Eljo Hysko
Adriana Jaku
Florenc Spaho
Ardit Konomi
Deputetët nga listat e PD-së dhe LSI-së
Vasil Sterjovski- LSI
Edmond Stojku – LSI
Suzana Topi- LSI
Halit Valteri -PD
Selami Janishehu-PD
Besnik Troplini-PD
Krenar Rryçi-PD
Kostaq Papa-PD