Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica vijonë të shkëlqejë në kampionatin gjerman të futbollit. Sulmuesi që aktivizohet me Werder Bremen shënoi ndaj Bayern Munich mbrëmjen e të shtunës në takimin e radhës në kampionat. Skaudra e Bremen luajti në transfertë ndaj Bayern, ndërsa Rashica zhbllokoi shifrat në minutën e 24.
Sulmuesi kosovar mori topin nga mesi i fushës dhe pasi kaloi mbrojtësit e Bayern gjeti rrjetën me një gol spektakolar. Megjithatë, ky gol nuk mjaftoi për të shpëtuar skuadrën e tij nga humbja.
Bayern shënoi 6 gola në portën e Bremen, duke marrë një fitore të merituar. Megjithatë, goli i Rashicës ishte një nga më të bukurit e kësaj jave në Bundesliga. Me fitoren e të shtunës Bayern ngjitet në vendin e 4 në renditje me 27 pikë, ndërsa Bremen ndodhet pranë zonës së ftohtë të renditjes me 14 pikë.