Asnjë shenjë nga i rrëmbyeri në Kamëz

AKTUALITET


Një makinë “Range Rover” me ngjyrë të bardhë është gjetur i djegur në rrethinat e Durrësit, ku dyshohet se është përdorur nga autorët e rrëmbimit të Jan Prengës në Kamëz. Makina ishte denoncuar e vjedhur pak orë para rrëmbimit të Prengës, ndërsa policia ka dyshime të forta se ajo është përdorur nga autorët që dhunuan e më pas rrëmbyen 49-vjeçarin dy ditë më parë.

Policia nuk ka ende asnjë të dhënë mbi vendndodhjen e 49-vjeçarit, e ndërsa në polici familjarët e tij kanë pohuar se nuk kanë konflikte me njeri.

Sipas dëshmitarëve dy persona me maska rrëmbyen 49-vjeçarin Jan Prenga duke e futur me dhunë në makinën e tyre. Kamerat e sigurisë në zonë zbuluan se autorët u larguan me një mjet tip “Range Rover” me ngjyrë të bardhë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:44 minuta në rrugën “London” në Kamëz, e ndërsa mjeti i dyshuar i përdorur nga autorët është fiksuar të largohet në drejtim të Fushë-Krujës. Por vetëm pak orë më vonë, burime pranë grupit hetimor sqaruan se pikërisht ky mjet u gjet i djegur në rrethinat e Durrësit. Për policisë rrëmbimi i 49-vjeçarit me origjinë nga Puka e banues në Bathore mbetet ende një mister, pasi Jan Prenga nuk rezulton të jetë person me precedent të mëparshëm penalë.



Skip to toolbar