Akuzat e Kryedemokratit, Ahmetaj: I uroj shëndet Lulzim Bashës, ja me kë kam konflikt interesi

AKTUALITET


Ministri i ngarkuar me përgjegjësitë për koronavirusin, Arben Ahmetaj i është përgjigjur Lulzim Bashës nga emisioni ”Real Story” i Sokol Ballës në News24 .

Ahmetaj shprehet se Lulzim Bashës fillimisht i uron shëndet bashkë me familjen e tij por thotë se ai vetë është në konflikt interesi vetëm me ata që kanë konflikt interesi me Shqipërinë.

Kreu i PD Basha kërkoi publikisht shkarkimin e Ahmetajt nga Rama për shkak se është në konflikt interesi lidhur me një tender për inceneratorët në disa qytete në Shqipëri.

”Me lejen tuaj, dua të kthehem tek akuzat në tërësi dhe më pas tek ministrja e Mbrojtjes. Stili i stigmatizimit për koncesionet, shkojnë një pjesë tek shërbimet. I numëruam të gjitha dhe janë për shërbimet. Thesari po paguan shërbimet bazike. Po doni të bëjmë edhe ndonjë debat por përderisa kanë lënë parlamentin nuk vlen.

Pagesë për pagesë, detaj për detaj. Unë e di mirë i uroj shëndet kryetarit të opozitës. Konflikt interesi kam me ata ata që kanë konflikt interesi me Shqipërinë. E di mirë ai.

Sa për Olta Xhaçkën. Ai tender, unë kam marrë sqarime dhe detaje. Mësova se e kanë çuar në SPAK. E di mirë pse e bëjnë. Duan në fatkeqësi të ndërtojnë kauzë politike. Nuk do kenë sukses. Nuk e kemi mendjen fare aty. Opozita ka të drejtë të propozoj. E vërteta është që rezerva e shtetit që kur shikojnë tymnaja ti shohin të tilla jo për të vërteta. Rezerva e Shtetit mban rezerva për ushqimet siç është ky rast. Furnizimi i ushqimeve bëhet për bukuri i monitoruar nga ne të gjithë, nga unë kryeministri.”- tha Ahmetaj.



Skip to toolbar