‘Qeveria shqiptare ofron të gjitha garancitë që ta marrim vaksinën njësoj si vendet e tjera. Garanci financiare një shumë financiare që derdhet për të siguruar vaksinën.’ keshtu u shpreh sot Ministrja e Shendetesise e ftuar ne Real Story.
Manastirliu tha se vaksina do të merret në momentin që do të jetë e sigurt, efektive dhe se do të mbulohet e gjithë popullata por fillimisht do të jenë 20% e popullsisë që do të vaksinohet.
‘Ne kemi një program të imunizimit dhe për të cilin kemi indikatorë shumë pozitivë. Plani i imunizimit kombëtar. Jo vetëm e kemi këtë mbulesë të vaksinimit mbi masën 98% por kemi dhe një përhapje të zinxhirit ftohës. Ka të njëjtat procedura si vaksina e gripit. Në 2019 kemi investuar për të përmirësuar zinxhirin ftohës dhe kjo do na ndihmojë dhe për vaksinën e COVID-it.
Ne do të mbulojmë gjithë popullatën me vaksinim por faza e parë e përgatitjes për të siguruar që vaksina të jetë efektive dhe të shpërndahet siç janë udhëzimet e OBSH është fiks 20% e popullatës, është 567 mijë qytetarë”, deklaroi Manastirliu.
Sipas saj, pa përfunduar fazat e testimit klinik nuk mund të flitet për certifikim. Ajo tha se OBSH flet për një korridor të përshpejtuar të certifikimit teksa theksoi se vaksina do të jetë falas për të gjithë popullatën.
E pyetir nëse do të krijohet mundësia që kompani të tjera nëse e arrijnë vaksinën ta sjellin në mënyrë private, Manastirliu tha se do të vlerësohen të gjitha mundësitë.
“COVAX parashikon 9 kandidatët e vaksinave që janë në fazat më të shpejta të studimit. Ne do t’i vlerësojmë të gjitha mundësitë. Do bëjmë më të mirën tonë për të siguruar shëndetin e popullatës”, tha ministrja Manastirliu.