“Urgjente”, apeli nga Yuri Kim: Merrni kartat e ID që të votoni

Më të fundit


Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim vjen me një thirrje për qytetarët shqiptarë, të cilat iu ka skaduar karta e identitetit.

Përmes një postimi në ‘Twitter’ ambasadorja thekson se në këtë mënyrë qytetarët do të mund të marrin shërbimet, si dhe të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas saj është thelbësore që të zbatohet marrëveshja mbi reformën zgjedhore.

“Është urgjente që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të marrin karta të reja identiteti në mënyrë që të mund të marrin shërbime dhe të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Lëshimi i letërnjoftimeve të reja biometrike është një pjesë thelbësore e marrëveshjes mbi reformën zgjedhore. Ju lutemi mos prisni derisa të jetë tepër vonë – merrni letërnjoftim të ri tani, kështu që të mund të votoni më 25 prill”, -tha ambasadorja amerikane.



Skip to toolbar