Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u mjaftua vetëm me një këshillë për Adriana Kalanë.
“Nuk e kemi shqyrtuar ashtu sic duhet të shqyrtohet proceduralisht. Po e vetmja gjë që mund të them publikisht është ta këshilloj kandidaten ta heqi postimin.”
Vetë partia socialiste ka zgjedhur të mos bëjë denoncime. Kjo pasi sic thotë, përfaqësuesja ligjore, Elena Xhina, çdo gje është publike dhe janë institucionet e drejtësisë ato të cilët duhet ta shqyrtojnë këtë cështje.
“Institucionet e drejtësisë kanë të drejtë të nisin procedim penal, nëse duhet. Celibashi ka këshilluar heqjen e spotit. Në rastin e zonjës Kalaja do të mjaftonte”
Ky veprim konsiderohet vepër penale dhe dënohet nga 6 muaj deri në 2 vjet burgim por deri më tani SPAK nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. Celibashi thotë se janë në komunikim të vazhdueshëm lidhur me krimet e mundshme zgjedhore por do të jetë pikërisht SPAK, institucioni që do të bëjë publike gjetjet.
“Jemi në komunikim të vazhdueshëm. Kemi pasur një komunikim për një çështje konkrete. Ndërkohë, SPAK mund ta bëjë vetë me dije që janë një numër procedimesh të cilat janë duke i ndjekur. Bazuar edhe në denoncimet e subjekteve zgjedhore dhe në raste të bërë të ditura në media.”
Këto deklarata Celibashi i beri gjatë përditësimit të dhënave të diasporës, ku nga 154 mijë zarfe të marra nga zgjedhësit, mbi 20 mijë kanë mbërritur në Parkun Olimpik. Po ashtu kryekomisioneri i rikujtoi zgjedhesve jashtë vendit se fotografimi I votës është vepër penale.