Agjentët e BKH nisin punën, Yuri Kim: SHBA i mbështet

Më të fundit


Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vizituar sot ambientet e SPAK në Tiranë ku në ambientet e godinës janë  betuar dhe marrin distinktivin 28 agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), një njësi e ngritur posaçërisht me mbështetjen e amerikanëve.

Mësohet se gjatë vizitës në SPAK Yuri Kim takoi Arben Krajën dhe Aida Hajnajn.

Pas vizitës në SPAK, diplomatja amerikane në një postim në Twitter shkroi se puna e hetuesve të BKH është e rëndësishme dhe e vështirë, por ata do t’ia dalin. Kim shkruan se SHBA do t’i mbështesë ata në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

““Sot u takova me hetuesit e BKH-së, të cilët po përfundojnë trajnimin. Puna e tyre është e rëndësishme dhe e vështirë, por ata do t’ia dalin.Populli shqiptar ka shpresë tek ta; familjet e tyre janë krenarë për ta; Shtetet e Bashkuara do t’i mbështesin fort në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar””- shkruan ambasadorja amerikane.”, shkruan Kim.

Vizita e saj në këtë institucion të rëndësishëm sa i përket hetimit të korrupsionit në nivele të larta të qeverisjes vjen një ditë pas takimeve në Tiranë të zyrtarit të lartë amerikan, Philip Reeker. Gjatë këtyre takimeve se Rreker theksoi lufta kundër korrupsionit është interes thelbësor edhe për SHBA-të, ndërsa ofroi mbështetjen për Reformën në Drejtësi.



Skip to toolbar