Agresioni kibernetik/ Pas Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut hakeret sulmojnë faqen zyrtare të Policisë së Kosovës 

AKTUALITET


Pas sulmeve kiberenetike në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut duket se radhën e ka Kosova.

Mediete në Kosovë bëjnë me dije se sot janë hakeruar ueb faqet e Policisë së Kosovës dhe faqet online të Ministrisë së Drejtësisë.


Sakaq nuk dihet se kush mund të fshihet pas sulmit kibernetik në Kosovë.

Për sa i përket sulmit në sistemet TIMS sot në Shqipërisë, është konfirmuar se është bërë nga hakerat iranianë, njësoj sikur ndodhi më 15 Korrrik.

Edhe faqja zyrtare e Ministrise se Arsimit dhe Shkences ne Maqenonine e Veriut është përballur këtë shtunën me sulm kibernetik.

Prej disa orësh në faqen e kësaj ministrie shihet mesazhi, “Hakuar nga ekipi grek i hakerëve Netëatchers” ndërsa në rast të klikimit në faqe paraqitet një video në YouTube me titullin “Maqedonia e famshme”.




Skip to toolbar