Balla paralajmëron ndryshime ligjore: Krerët e policisë në drejtoritë vendore mandat 3-4 vjeçar

AKTUALITET


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka paralajmëruar ndryshme në ligjin për Policinë e Shtetit që krerët e policisë në drejtoritë vendore të kenë mandat 3-4 vjeçar.

Balla u shpreh se kjo do t’i jepte fund një lëvizje kaotike dhe do të garantonte karrierë, duke theksuar se “çdo punonjës që dëshiron të bëjë karrierë duhet të ketë integritet”.


Taulant Balla: “Kam menduar që do të vinit më të përgatitur në këtë interpelancë, por në fundit akti më kriminal në vlerësimin tuaj ka mbetur një gozhdë. Sa i përket shqetësimit tuaj lidhur me ecurinë e procesit të vetting, mos harroni që ligj ka përcaktuar kalimin në vetting vetëm të pjesës drejtuese, një trupë prej 300. Kemi 33 vendime në 3 muaj, ku 19 prej tyre janë konfirmim në detyre. Është proces i vazhdueshëm, kushdo që hynë në këtë 300 të trupës drejtuese do i nënshtrohet vetting.

Ju garantoj se procesi i vetëpastrimit të policisë është jetik. Sa i përket aplikacioneve që ju përmendet, mund t’ju vë në dispozicion raportin e EUROPOL, ku të gjithë e dimë që asnjë policive të vendeve europian nuk ka rezultuar imune ndaj lidhjes së policisë me krimin.

Sa i përket çështjeve të emërimeve, përveç drejtorit të Përgjithshëm që bëhet me propozim të ministrit dhe miratim të kryeministrit, të tjerat bëhen nga drejtori i Përgjithshëm

Në ligjin Policisë së Shtetit ka ardhur koha që drejtuesit e drejtorive vendore ka ardhur koha të kenë mandat 3-4 vjeçar, siç i kanë vendet e tjera, për ti dhënë fund një lëvizje kaotike dhe për të garantuar karrierë. Çdo punonjës që dëshiron të bëjë karrierë duhet integritet.




Skip to toolbar