Aksident tragjik, dy vajza humbin jetën

AKTUALITET


Një aksident tragjik ndodhi rreth orës 01:00 të mesnatës të dielën. Në aksin e vjetër rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Bërzhitë, mbetën të vdekura dy vajza të moshës 17 vjeçe.

Shkak është bërë një aksident, ku makina e drejtuar nga 18-vjeçari me inicialet F.Sh., si pasojë e lagështirës në rrugë, ka dalë nga korsia dhe është përplasur me pemën.


Si pasojë, dy vajzat, shetaset D.T, dhe S.S, të dyja 17 vjeç, humbën jetën tragjikisht. Ndërkohë, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona të tjerë që ndodheshin në mjet.

Konkretisht, ata janë drejtuesi i mjetit shtetasi F.Sh., si dhe dy pasagjerë të mitur, O.M., dhe L.M. të dy 14 vjeç.

Të tre personat e plagosur janë dërguar me urgjencë në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe punonjësit e policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit tragjik, që i mori jetën dy adoleshenteve këtë të diel.




Skip to toolbar