AKU asgjëson 7.6 ton mish të skaduar, që gjykata i ktheu për konsum publik

AKTUALITET


Rreth 7.6 ton produkte ushqimore të skaduara që në vitin 2015, ku përfshiheshin mish i ngirë dhe i destinuar për t`u bërë sallam, janë asgjësuar të premten në Sarandë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektorati i Mjetidisit në bashkinë e qytetit jugperëndimor. Këto produkte u bllokuan në datën 27 korrik nga AKU, por tre ditë më vonë, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Sarandë rrëzoi konfiskimin, duke lejuar subjektin tregtar që të përdorte këto produkte për prodhimin e sallamit.

“Më datë 31 Korrik 2019, një ditë pas regjistrimit të çështjes, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër ka vendosur heqjen e bllokimit mbi aktivitetin e palicencuar (marrje mase sigurimi). Në të njejtën ditë me vendimin e Gjykatës, Zyra Përmbarimore Sarandë ka nxjerrë Urdhërin për “Masën e Sigurimit të Padisë”, me kërkesë të subjektit të konstatuar në shkelje nga AKU”.


“Zyra e Përmbaruesit Sarandë ka prishur vulat e sigurisë të vendosura nga AKU, duke kryer zhbllokimin e produkteve nga rregjimi “Bllokim me destinacion asgjësim”, me veprime proceduriale ekstra-ligjore (pa njoftuar zyrtarisht, as mbi vendimin gjyqësor dhe as mbi veprimet proceduriale, institucionin dhe pa prezencën e përfaqësuesve të tij)”, thuhej në një njoftim të datës 1 gusht të AKU.

Kjo çështje nxiti një reagim të madh publik, deri te zëvendës Kryeministri Erion Braçe. Në këto kushte, kur rrezikohej hedhja e produkteve të skaduara të mishit në treg apo përpunimi i tyre për sallam, duke i vendosur një datë të re skandence, AKU mori vendimin për të ribllokuar në kushtet e flagrancës këtë sasi produktesh. Të premten pasdite të 2 gushtit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë dhe asgjësimin e këtyre produkteve, duke i groposur në tokë.




Skip to toolbar