Akuzohen për dhunë ndaj policisë, Alibeaj: Drejtuesit e policisë ishin të dehur nga alkooli

AKTUALITET


Gjashtë deputetë të PD-së akuzohen nga prokuroria se kanë ushtruar dhunë ndaj policisë në protestën e 16 shkurtit, por në një konferencë për shtyp të mërkurën, deputetë akuzuan drejtuesit e policisë për ushtrim dhune ndaj tyre, pasi ishin të dehur nga alkoli.

“Policia na pengoi në të drejtën tonë kushtetuese dhe ligjore për të marrë informacion.

Interesi ynë ishte për te marre informacion për protestuesit e arrestuar e të dhunuar në mënyrë te kundraligjshme

Drejtori i Përgjithshëm, nëndrejtori i përgjithshëm, prokurori i çështjes ishin të impenjuar jo me detyrat e tyre, por të mbytur nga avujt e alkoolit

Ne zyrat e shtetit u vumë përballë agresionit te disa funksionareve te lartë te policisë te dehur nga alkooli.

https://realstory.al/video-qe-i-rrezikon-burgun-6-ish-deputeteve-demokrate/

Pamjet tregojnë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë agreson deputetin Strazimiri per t’i marre telefonin me të cilin po filmonte. Nëndrejtori i policisë vendos dorën ne brez për te nxjerre armën.

Ne kemi depozituar ne prokurori kallëzim penal ndaj çdo personi qe na ka penguar te kryejmë detyrat kushtetuese, por prokuroria nuk ka bërë asnjë veprim për këtë kallëzim”, është shprehur deputeti Enkelejd Alibeaj.

Për shkak të djegies së mandatit të deputetit, ish deputetët demokratë që janë në akuzë tashmë nuk kanë imunitet dhe me ndryshimet e fundit të bëra në Kodin Penal, dhuna ndaj efektivëve të policisë dënohet me burg.



Skip to toolbar